
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj ka shpërthyer sot në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama të cilin e ka quajtur si “vagabond” dhe “mashtrues”.
Meta tha se Rama s’mund të bëjë si i fortë, ndërsa realiteti është i kundër pasi populli shqiptar masivisht e votoi Edi Ramën i cili historikisht fitoi mandatin e tretë qeverisës...."Ai ka edhe hallin e identitetit tim. Unë s’e kam ndryshuar asnjëherë emrin, ooo vagabond, ne jemi popull i Mujo Ulqinakut, jemi popull i Vojo Kushit! Ore vagabond, ti ke idhull Pablo Eskobarin dhe gjithë të tjerët. More vagabond që të dhunonin të gjithë të fortët e lagjes, dhe sot i ke vënë në poste të gjithë të fortët. Në gjithë Shqipërinë këta komandojnë, intelektualët janë kthyer në kukulla. Edhe prokurorëve dhe gjykatësve u ka vënë patronazhistë", tha Meta i inatosur...!!!