
Kampionia e Europës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, mbërrin sot në Tiranë. Në garën e 20 gushtit ajo e preu finishin me kohën 9:11:31, në një garë që e dominoi nga starti e deri në fund.
Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, që ngjitet në majën e Europës. Në orën 11:00 pritet që Kampionia të zbresë në atdhe dhe për nder të saj do të organizohet një pritje madheshtore nga autoritetet qeveritare. Luiza Gega gjithashtu pritet të përfitojë nga Qeveria Shqiptare nje bonus financiar me vlerën e 40 milionë lekëve të vjetra.
Luiza zhvilloi një garë të jashtëzakonshme, duke lënë pas me 4 sekonda Meyer, si dhe britaniken Bird që zuri vendin e tretë....!!!