
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka reaguar për të parë herë mbi ngjarjen që ndodhi në Himarë kur një vajzë 7-vjeçare u përplas nga një skaf dhe humbi jetën.
Ministrja vijon duke thënë se nuk ka fjalë që shërbejnë si ngushëllim për rastin. Por, kërkesën e vetme, e ka për drejtësinë, e cila sipas saj duhet të veprojë pa asnjë kompromis, me dënim maksimal ndaj kujtdo që thyen ligjin dhe rregullat, duke rrezikuar jetët e të tjerëve.
"Tejet e rëndë dhimbja për ngjarjen e kobshme në bregdetin e Himarës, ku një engjëll nuk është më mes nesh për shkak të marrëzisë së një njeriu që theu çdo ligj. Kërkesa shkon edhe për Policinë e Shtetit po ashtu", tha Kumbaro....!!!