
Një ditë pas incidentit në uzinën e armëve në Gramsh, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka thënë se qeveria po mendon për rivendosjen në funksion të uzinave të armëve në vendin tonë....
"Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për ti rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes. Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt", tha Peleshi....!!!