Kastrioti është një fermer nga zona e Çermës në Divjakë, i cili ka arritur të vërë nën kontroll flakët ditën e djeshme në Divjakë, duke i bërë frezë zjarrit me traktorin e tij.

Deputeti socialist Erion Braçe ka vendosur ta falenderojë publikisht, duke thënê se ndërhyrja e Kastriotit ishte vendimtare në ndalimin e flakëve që kërcënonin një pjesë të fshatit. 

"KY ËSHTË “KAÇI ME ZETOR”; KASTRIOT MUÇA I ÇERMË SHKUMBINIT, NË DIVJAKË! KAÇI NA SHPËTOI DJE; Mbrojti Shënepremten nga përvëlimi! 

Pa zjarrin që po i afrohej shtëpive, as priti ta thërriste kush, mori traktorin dhe BËRI FREZË DUKE I VENË KUFI ZJARRIT; SHPËTOI NGA FLAKËT LAGJEN JUGORE TË FSHATIT! Ai e di sa mirnjohës jam", shkruan Braçe....!!