
Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një takim me qytetarë dhe intelektualë, ngriti shqetësimin e mungesës së kuadrit ligjor që dënon krimet e regjimit komunist.
Ndër të tjera Berisha tha se në vitin 1988, babai i Ramës, Kristaq Rama ka firmosur vendimin për të varur poetin Havzi Nela, ndërsa i drejtoi pyetjen se përse kryeministrit Edi Rama “nuk e dënon firmën prej xhelati të babait të tij”.
“Ndaj kësaj të shkuare nuk është mbajtur dhe nuk është ridimensionuar në shkallën e duihur. Në mënyrë absolute është një detyrim madhor i PD-së të ridimensionojë këtë qëndrim, jo si akt hakmarrje. Po të kthehemi në këto 30 vite, nuk ka diskutim që të përndjekurit ishin pasardhës të familjeve të fisshme, elitës së kombit. Elita ishte kudo, ishte e krijuar mbi bazën e atdhetarisë. Këta pasardhës në asnjë rast nuk shkuan drejt hakmarrjes, por sigurisht që besojnë se një qëndrim duhet mbajtur....!!!