Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikëve të këtij në lidhje me mbështetjen që Qeveria Shqiptare ka bërë për sportin. Me anë të një postimi në Twitter, Rama ka deklaruar se ata që kanë kritikuar nuk duan t’ia dinë për faktet se çfarë qeveria ka bërë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian....

Po ashtu Rama ka theksuar se edhe vetë Luiza ka deklaruar se çdo gjë ka ndryshuar në sportin shqiptar. 

"Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë,jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian?Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza:Vrapo më shpejt!”, shkruan mbrëmjen e sotme Edi Rama....!!!