Sipas hetuesve rusë, brenda mjetit ” Toyota Land Cruiser”, të cilin ajo do ta përdorte ka pasur një bombë, e cila ishte vendosur nën sedijen e shoferit.
Makina “Toyota Land Cruiser” ishte e të atit të saj, ku si duket atentati ka pasur atë në shënjestër dhe jo vajzën e tij. Aleksandr Dugin do të futej në makinë por në momentin e fundit hipi në një automjet tjetër. Siç raportoi gazeta ruse 112, 35-vjeçarja Darya Dugin dhe babai i saj 60-vjeçar do të ktheheshin në Moskë me të njëjtën makinë.
Shpërthimi ndodhi të shtunën në mbrëmje në fshatin Bolshiye Vyazyomy, pranë Moskës...!!!