Krenaria e Shqipërisë, Luiza Gega tregon vështirësitë: ‘S’kisha mbështetje financiare, jetoja në mal”....!!!

 

Luiza Gega për Euronews Albania rrëfeu vështirësitë gjatë karrierës së saj. Ajo tregoi se në fillimet e saj nuk kishte mbështetje financiare dhe as infrastrukturë ku të kryente stërvitjet....!!!

Kam 20 vite që merrem me ketë sport. Nga pasioni m’u kthye në profesion. Në fillimet nuk kam pasur mbështetje, vetëm familjen dhe trajneri. Më mungonte infrastruktura dhe mbështetja financiare. Më mungonin shumë gjëra. Por nuk jam dorëzuar dhe ja kam dalë përmes shumë vështirësive. Kam jetuar në pjesën më të madhe të kohës nëpër male për shkak të stërvitjes. Larg familjes mund të kem qëndruar edhe 6 muaj”, tregoi Gega.

Sportistja tha se është ndihet shumë e emocionuar për titullin kampione e Europës.

“Është emocion i madh, ajo që arrita për mua do të thotë shumë. Jam lodhur shumë, kam shumë vite që punoj dhe sot jam në majë të Europës”, u shpreh ajo....!!

Previous Post Next Post