Këngëtarja shqiptare e Kosovës, Filloreta Raçi, e njohur si "Fifi" i ka bërë një kërkesë presidentit Bajram Begajt dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.

Me anë të një postimi në rjretet sociale Fifi i bën kërkesë presidentit Bajram Begaj, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj që ajo të pajiset me pasaportë shqiptare. Fifi ka theksuar se tashmë ka 7 vite që jeton dhe po zhvillon karrierën në Shqipëri.

"Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj dhe jetoj tash e 7 vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem shqiptare ndonjëherë?”, ka shkruar këngëtarja në formë lutjeje....!!!