I doli dosja si spiun, Ilir Meta: Do t’i padis që kanë nxjerrë materialet sekrete, cënuan privatësinë...!!!

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se në muajin shtator do të padisë Autoritetin e Dosjeve për nxjerrje të materialeve. sekrete.

Autoriteti i Dosjeve do të paditet për nxjerrje të sekreteve shtetërore, për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit. 

Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn...!!

Këto përralla dhe lojëra nuk funksionojnë me Ilir Metën....

 Autoriteti Dosjeve po përdoret në mënyrë kriminale. Po cënohet privatësia e një qytetari për interes të Edi Ramës “, tha sot Meta në një komunikim për medat....!!!

Previous Post Next Post