Sali Berisha ka habitur të gjithë pasi ka shprehur dëshirën e tij madhe që të rikthehet në pushtet duke u bërë sërish kryeministër në moshën 81-vjeçare (para vitit 2025 nuk ka zgjedhje parlamentare).

Nga qyteti i Vlorës, ku po zhvillon një takim me disa simpatizantë të PD, Berisha tha se do të vijë në mënyrë të padiskutueshme në pushtet. 

"Ne do vijmë në pushtet në mënyrë të padiskutueshme. Turizmi është një potencial i jashtëzakonshëm, por në Shqipëri është delikat, nuk kemi klimën as të Antalias dhe as të Kretës, e kemi pak më të ftohtë. Atëherë i takon shtetit të bëjë gjithçka për turizmin dhe nuk humbet, përkundrazi shumëfishon të ardhurat nga turizmi”, tha Saliu....!!!