Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka zbritur në terren duke inspektuar masat shtesë të marra për rritjen e sigurisë në plazhe. I shoqëruar nga Drejtori i policisë Lezhë Vehbi Bushati...

Nano zhvilloi një takim me efektivët e Stacionit të Policisë Shëngjin dhe më pas me efektivët e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin....!!!

Punoni me përkushtim dhe përgjegjësi, pasi detyra që kryeni është sa e vështirë, aq edhe fisnike. Me punën, angazhimin dhe ndershmërinë tuaj keni në dorë jetën e sigurinë e qytetarëve, imazhin e Policisë së Shtetit, si dhe të vendit në tëresi. Mos neglizhoni askënd, cilido qoftë, zbatoni ligjin e vetëm ligjin dhe shërbejuni qytetarëve", u shpreh Nano. 

Gjatë vrojtimit me dylbi dhe kamera Gledis Nano nuk ka konstatuar asnjë mjet lundrues në zonat ku ka pushues... !!!