Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka vijuar edhe ditën e sotme inspektimin në jug të vendit, për të parë nga afër zbatimin e masave shtesë për rritjen e parametrave të sigurisë në plazhet e vendit.

Nano ka inspektuar vijën bregdetare nga Ksamili në Vlorë. Gjatë takimeve me drejtuesit e strukturave vendore, ato kufitare dhe me efektivët në shërbim, Drejtor Nano ka kërkuar zero tolerancë ndaj atyre që cënojnë dhe rrezikojnë sigurinë e jetës së pushuesve në plazhe....!!!