Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fund vizitës së tij në Turqi, për të qenë i pranishëm në nënshkrimin e memorandumit që do t’i hapë rrugën ndërtimit të portit të ri turistik të Durrësit.
Në një konferencë për media nga Kryeministria, ku i pranishëm ishte edhe biznesmeni i njohur Muhammed El Alabbar, Rama tha se ky investim do të kalojë shifrën e 2 miliardë dollarëve.
"Sot finalizojmë një punë, nëgociatash, diskutimesh, nganjëherë edhe krisjesh me Mohamed Alabbar. Dhe më në fund jemi gati të nënshkruajmë protokollin e bashkëpunimit që i hap rrugë ndërtimit të portit më të madh turistik të Mesdheut. Bëhet fjalë për një investim madhështor që do ti kalojë 2 miliard dollare. Nuk është fjala për baret, teatrot, rezidencat që do të ndërtohen aty. Por me ndërtimin e këtij porti do të rritet vlera e të gjitha hoteleve dhe pronave në Durrës", tha Rama...!!!