Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga “bypass-i i Vlorës, ku sjell zërin e qytetarëve për lehtësirat që ka sjellë ky investim fantastik i Qeverisë Shqiptare.

Në mes të sezonit veror, lehtësimi i trafikut, nuk është një lehtësi vetëm për pushuesit që zgjedhin jugun e vendit për të pushuar, por dhe banorët e zonës duke shkurtuar distancën. 

"Kjo është për gjithe jetën, është mrekulli që do na ndihmojë gjatë gjithë kohës. Unë kam punuar shofer që në 1964 dhe kam vuajtur gjithë jetës me rrugët e Shqipërisë. Kjo është një mrekulli. Kush ka sy në ballë dhe kush ka mend në kokë e shikon kete mrekulli” janë shprehur banorët, kurse pjesa panoramike ofron një pamje fantastike të natyrës....!!!