Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e mediave pranë PD-së se polici Arjan Tase që perplasi fëmjën 7 vjeçare me skaf në Himarë është nipi i tij.

Përmes një postimi në Twitter, Taulant Balla ka hedhur poshtë akuzat dhe deklaron se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë..

. Sipas Ballës autori duhet të marrë dënim shembullor. 

"Si ka mundësi që këta lloj vampirësh mediatikë dhe nga mbrapa politikë arrijnë të shpifin dhe sajojnë deri në këtë pikë. Asnjë lidhne me këtë individ (Arjan Tase) që duhet të marrë dënim shembullor" shkruan Balla...!!!