
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg policin Arjan Tase i cili i mori jetën me skaf ne breg të detit një vogëlushes 7-vjeçare të familjes Avdija.
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar që polici që shkaktoi ngjarjen e rëndë në Himarë të hetohet me akuzën për veprën penale “vrasje me dashje në mënyrë indirekte”, ndërsa ka kërkuar masën e arrestit me burg, gjë e cila u pranua sot nga Gjykata.
Arjan Tase foli gjatë seancës: “Ngushëllime familjarëve, i kërkoj falje Policisë së Shtetit”. Sipas Nenit 76 në Kodin Penal, vrasja e kryer me dashje dënohet nga 10 deri në 20 vjet burg....!!!