Pa kaluar ende një javë nga ngjarja në Potam të Himarës, drejtuesit e mjeteve lundruese nuk janë bindur, por vijojnë të mos respektojnë zonën e kufizuar.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano prej disa ditësh ka zbritur në terren dhe po monitoron situatën duke mos toleruar askënd që thyen rregullat.
Së fundmi policia e Vlorës, tregon se ka lokalizuar mjetin lundrues që ka thyer zonën e kufizimit, duke u futur në bregun e Potamit duke transportuar disa pasagjerë. Policia ka identifikuar pronarin e saj dhe i ka vënë një gjobë prej 1 milion lekë të vjetra, si edhe ka bllokuar mjetin lundrues. 

Po ashtu, Policia ka bllokuar në Himarë edhe 2 mjete të tjera lundruese “Jet ski”, me qëllim kontrollin për dokumentacion...!!