
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka bërë me dije se në shtator do të miratohen të gjitha ndryshimet për të rishikuar certifikatën e pastërtisë, pas debateve për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Balla shkruan se: "Kuvendi do të duhet të adresojë gjatë sesionit të ri edhe situatën e papranueshme dhe absurde prej një viti se si një sekretar partie i shpallur non grata nga SHBA që vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij".
Ndër të tjera Balla thotë se: "nuk mund t’ia drejtojmë dot bishtin as non gratës as bashkëpunëtorëve dhe se nuk duhet të lejojnë “të keqen të vazhdojë të bëjë moral me shpresën se do të hajë kokën e vet, madje absurdi të shkojë deri aty sa këta lloj të bërtasin për drejtësi, kur janë vetë ata që kanë hesapet më të mëdha me drejtësinë dhe Shqipërinë”....!!!