Komisioneri për Zgjerim e BE, Oliver Varheley pas çeljes zyrtarisht të negociatave me Shqipërinë pohoi se vendi ynë ka një rrugë të gjatë përpara.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Varheley tha se sot pasdite në Bruksel do të nisin procesin e shkrimit të kuadrit ligjor. 

"Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është i thjesht: Ne duam që të jemi pjesë e familjen europiane. Roli ynë është që Shqipëria të jetë e mirë-përgatitur për këtë rrugë. Sot pasdite ne Bruksel do të nisin procesin e shkrimit të kuadrit ligjor. Jam besimplotë se Shqipëria është e vendosur t’i bashkohet BE dhe që të punojë fort për këtë siç ka bërë deri më sot ndaj na duhet konsensus mbarë-ndërkombëtar. Negociatat kanë natyrë shtrënguese. Do ketë një ndikim madhor, pozitiv te shoqëria dhe na duhet që gjithsecili të bëhet pjesë e kësaj rruge. Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësisë në BE sapo ka nisur”, tha Varheley....!!!