
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të karburanteve. Nafta dhe benzina janë ulur, ndërsa gazi tregtohet sërish me të njëjtin çmim.
Sipas vendimit, nafta me pakicë në vend do të tregtohet 226 lekë/litri, pra 6 lekë më lirë nga sa ishte nje dite me parë. Sakaq edhe çmimi i benzinës është ulur dhe pas orës 18:00 do të tregtohet 211 lekë/litër, kurse gazi me 81 lekë/ litër. Bordi i Transparencës është ngritur për të kontrolluar tregun e çmimeve ndikuar nga kriza ekonomike.
Gjithashtu Rama paralajmëroi se kush abuzon me çmimet do të ndëshkohet me gjobë deri në bllokim karburanti. Bordet speciale për karburantet janë krijuar në gjendje emergjence që të ndihmohen qytetarët....!!!