
Kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka lënë ambientet e SPAK, aty ku dhe u mor në pyetje për rreth një orë.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambeinteve të Prokurorisë së Posaçme, Gonxhe bëri me dije se është pyetur për verifikimin e një situate, teksa theksoi se thirrja e tij në SPAK nuk ka asnje lidhje me Drejtorinë të cilën ai drejton dhe as me ndonjë tender.
"Çështje krejt për verifikim dhe unë as nuk erdha nga dera e pasme dhe as doja të dilja nga ndonjë derë tjetër. Nuk ka asnjë lidhje me Drejtorinë e Transportit Rrugor. U pyeta për një verifikim për një situatë. Nuk ka asnjë lidhje me tender, rrini krejt të qetë më vjen keq që ju zhgënjeva”, tha Gonxhe....!!!