
Nga sot nuk do të ketë më LSI, pasi me rikthimin e Ilir Metës do të quhet "Partia e Lirisë".
Në konventën e LSI-së, Ilir Meta u tha anëtarëve ta gëzojnë emrin e ri të partisë së tij, kurse Monika Kryemadhi ka dhënë dorëheqjen. Deri në zgjedhjet brendshme "Partia e Lirisë" do të drejtohet nga Komiteti Organizator që udhëhiqet nga Ilir Meta.
"Tani ka vetëm një rrugë, referendumi! Vetëm referendumi është garancia se Shqipëria do të jetë e shqiptarëve. Prandaj ju ftoj në Partinë e Lirisë", sovranitetit, partinë e referendumit. Partia e Lirisë dhe e të gjithë shqiptarëve. Rroftë Shqipëria e lirë dhe demokratike”, tha Meta duke bërtitur...!!!