
Mbi 30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist në vendin tonë, Bashkimi Europian ka hapur dje negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. A do të shndërrohet vendimi i djeshmën në ditë historike, varet se në ç’drejtim do të lëvizë Shqipëria në vitet e ardhshme.
Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka kaluar nëpër drama të vërteta – herë ka qenë buzë luftës civile, herë buzë kolapsit institucional. Krim, korrupsion e kaos kanë qenë tri fjalët dhe fenomenet mallkuese që e kanë shoqëruar vendin me dy dete e natyrë të mrekullueshme.
Duhej të vinte RILINDJA e Edi Ramës që Shqipëria të merrte imazhin e mirë. Brenda 10 vitesh qeverisje te Edi Rames, Shqiperia u bë një vend model duke transforuar gjithçka, nisur nga Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsioni dhe duke përfunduar te përmirësimi i infrastrukturës rrugore, arsimore dhe shëndetësore. Po të ecim me këto ritme të shpejta anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE nuk do të "zvarritet" shumë vite por pritet të kryhet brenda një kohe të shkurtër....!!!