Rama merr notën 10"/ Presidentja e BE: Është moment historik për Shqipërinë. I dashur Edi.....!!!!


Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen e cilësoi një moment historik çeljen e negociatave për Shqipërinë. Ajo vlerësoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama për punën e shkëlqyer gjatë 3 mandateve qeverisje..

“Ky është një moment historik, sot Shqipëria ka hapur negociatat për aderimin në BE dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju. Ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri dhe i qytetarëve tuaj. Keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu. Ju keni bërë ndryshim, jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE, pro sepse janë të mira për vendin tuaj. 

Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si KE ju kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta bëjmë. I dashur Edi, ju keni treguar kaq shumë lidership, vizion. Durim strategjik me sasi të mëdha. Populli shqiptar e meriton dhe ne të gjithë do të jemi bashkë kur do të presim Shqipërinë si të barabartë në BE”, tha presidentja e BE....!!!
Previous Post Next Post