
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se në mitingun që socialistët kanë organizuar në 28 Korrik në Tiranë, do të jetë e pranishme dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj.
Rama shkruan se koncerti do të mbahet për dy ngjarje speciale, e para ajo e 100 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe e dyta çelja e negociatave të anëtarësimit për në BE.
"Xhensila do të jetë në shesh! Bashkë në 28 Korrik, me super koncertin në sheshin Skenderbej, për dy ngjarje speciale: 100-vjetorin e lidhjes sonë me SHBA dhe lidhjen me Bashkimin Europian 100 vjet më pas”, shkruan Rama. Një miting që pritet të vijë si një përgjigje ndaj protestës së "7 korrikut" të thirrur nga Sali Berisha i cilo është shpallur NON GRATA nga Amerika dhe Britania e Madhe....!!!