Ilir Meta ka folur në përfundim të konventës së LSI e cila nga sot ka ndryshuar emrin duke e quajtur “Partia e Lirisë”.

Meta u pyet nga gazetarët nëse do të takohet me Sali Berishën por zgjodhi të mos japë përgjigje konkrete duke theksuar nga sot nis puna. 

Do takohesh me Berishën? “Nga sot nis puna. Çdo ditë pa ndërprerje. Në dy muaj duhet të jetë përmbyllur konventa e ardhshme që do të jetë një mesazh i shpërthimit të energjive”, u përgjigj Meta duke iu shmangur pyetjes. Gjithashtu “Partia e Lirisë” nuk do të drejtohet nga Monika Kryemadhi e cila dha dorëheqjen për t’i lënë vendin burrit të saj....!!!