
Ka reaguar më në fund dhe Flamur Noka, të cilit iu desh pak kohë më e gjatë se të tjerët, për të marrë veten nga shpallja “NON GRATA” të Sali Berishës edhe nga Britania e Madhe.
Noka akuzon SHBA dhe Britaninë se duan Enver Hoxhën sërish në Shqipëri, por demokratët që mbështesin Berishën nuk do ndalen.
"Sali Berisha ka 10 vjet në opozitë. Asnjë akuzë zyrtare, asnjë fakt dhe asnjë provë nuk ka kundër tij. Është lideri më pro-perëndimor që ka pas e ka Shqipëria. Shqiptarët ama shohin. Shqiptarët nuk do të lejojnë një Enver Hoxhë të dytë, pavarësisht nga i vijnë bekimet. Sovrani nuk pyet çfarë iu shkruajnë e iu trillojnë kancelarive dyshja Rama-Basha. Ngado të vijnë fermanët, nuk do mund ta frenojnë sovranin në këtë rrugë për rikthim të demokracisë dhe rivendosje të pluralizmit në Shqipëri! Revolucioni demokratik do shpëtojë Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan Flamur Noka...!!!!