Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, zbuloi se një personazh i nivelit të lartë i politikës shqiptare me inicialet "I.M", rezulton se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Pas këtij, lajmi disa media në vend aluduan se bëhet fjalë për ish-Presidentin Ilir Meta. Por akuzat se Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, janë bërë edhe më herët nga i ndjeri Dritan Prifti, i cili dikur ka qenë mjaft i afërt kur ky i fundit mbante postin e zv/kryeministrit të Shqipërisë, shkruan “ABC News”. 

"Një spiun komunist, që spiunonte shokët e tij që në universitet. U rekrutua nga pedagogu i tij N.K....

A ka fakt më tronditës se ky për njeriun nr.2 të shtetit shqiptar. Ka mundur për 25 vjet ta fsheh këtë të vërtetë, në bashkëpunim me Sali Berishën, i cili ka dosjen e plotë të Ilir Metës, por e ka përdorur atë vetëm për interesat e tij.(…)”, tha dikur Dritan Prifti...!!