Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se pas vendimit të Britanisë së Madhe, Sali Berishën dhe PD-në e presin ditë të vështira. 
 
Shkrimi nga botuesi Nikoll Lesi: "Sot u njoftua nga vetë Sali Berisha se edhe Britania e Madhe e ka shpallur person “nongrata”. Bile kjo e Britanisë se Madhe ishte edhe më e rëndë sepse e akuzonin edhe si të lidhur me grupe të rrezikshme kriminale që cenojnë sigurinë e Britanisë, por edhe të Shqipërisë. 

Nisur nga ky vendim i Britanisë së Madhe duken kohë jo të të mira për BERISHËN dhe PD. Mundet që edhe gjykata e Apelit në Tiranë nën këtë presion anglo-amerikan të japë vendim për t’ia dhënë siglën e PD-së, grupit të Bashës. Por edhe nëse ia lënë Saliut e ardhmja e opozitës do të jetë me re të zeza dhe nuk e shikon dot pushtetin. Natyrisht që kjo favorizon Edi Ramën. Opozita duket shumë larg pushtetit pas këtij vendimi britanik....!!!