
Në aktivitetin e sotëm të ceremonisë së ngritjes së flamurit të BE tek kryeministria në mënyrë simbolike ka qenë i ftuar edhe kreu i SPAK Arben Kraja, ndonëse nuk mori pjesë.
Kraja pranoi që e ka marrë ftesën nga Rama, por sqaroi se nuk ka mundur të jetë i pranishëm për shkak të angazhimeve të tjera.
"Kam pasur ftesë, por për arsye të angazhimeve që kisha të planifikuara më parë online takime me autiritete homologe të huaj, nuk kisha mundësi të shkoja, angazhime për çështje pune”, tha Kraja i cili dje shprehu vlerësimin për hapjen e negociatave duke vënë theksin edhe tek kontributi i SPAK-ut. Kohë më parë, Rama është përplasur në distancë me Arben Krajën të cili i ka kërkuar të ndëshkojë politikanët e korruptuar....!!!