Analisti Ilir Demalia u shpreh se Ilir Meta do të mbahet mend si një president që krijoi një konflikt të detyruar mes palëve politike.

Demalia deklaroi se rikthimi i tij në LSI, është thjeshtë biznesi familjar. Ai tha se Meta do të vazhdojë të bashkohet me Berishën dhe si Berisha edhe Meta do të jetë non grata shumë shpejt. 

"Rikthimi i Metës në LSI, është thjeshtë biznesi familjar. Iku nga presidenca, ikën e shoqja e tij dhe kthehet Meta. Pra, partia është një biznes familjar. Do të vazhdojë kjo gjendje lufte dhe do të vazhdojë të bashkohet me Berishën. Kam informacione se edhe Meta do të jetë non grata shumë shpejt. Ilir Meta do të mbahet mend si një president që krijoi një konflikt të detyruar, mes bandave politike. Meta denigroi atë figurë të presidentit, ka të bëjë me qëndrimet dhe retorikën e tij, me ato daljet e tij me protesta folklorike", tha Demalia.... !!!