Ka nisur punën komisioni i përbashkët Shqipëri-Itali për njohjen e sistemit të pensioneve, sigurimeve shoqërore dhe arritjen e marrëveshjes mes dy qeverive.

Lajmi është bërë me dije nga Qeveria Rama e cila shkruan se ky është një hap afër finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit që kanë punuar në të dy vendet. 

"Nis punën Komisioni i përbashkët për njohjen e sistemit të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore, si dhe arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Një hap afër finalizimit të marrëveshjes që synon bashkimin e kontributeve shoqërore për shtetasit që kanë punuar në të dyja vendet”, shkruan Ministria e Jashtme...!!