
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirli ka bërë me dije vendimin e ri të qeverisë në lidhje me punonjësit e administratës shtetërore.
Sipas ministres, punonjësit shtetërorë do të marrin dy ditë pushim të paguara, nëse dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë, gjithashtu ata punonjës të cilët dhurojnë gjak 3 herë në vit do u jepet mundësia që të pushojnë 7 ditë në shtëpitë e pushimit të ministrive.
"Shëndetit të fëmijëve talasemikë dhe atyre që vuajnë nga sëmundjet e gjakut dhe kanë nevojë për transfuzione periodike të gjakut. Ndaj sot kemi marrë një vendim për punonjësit e administratës. Punonjësi ditën e dhurimit të gjakut mund të largohet nga puna, por edhe ditën e nesërme e merr pushim dhe paguhet. Kurse për ata punonjës që do të dhurojnë minimalisht 3 herë në vit do të kenë mundësi që të bëjnë pushime në shtëpitë e pushimit të ministrive respektive 7 ditë falas", tha ministrja....!!!