Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar kohë të vështira për sa i përket çmimit të energjisë elektrike.

Sipas tij edhe Gjermani që është një nga vendet më të fuqishme në Europë ka filluar shkurtimet në mënyrë që të kursejë sa më shumë energji. Për sa i përket Shqipërisë, Rama e ka gati planin e kursimit, por shtoi se kjo do të aplikohet në situata emergjente. 

"Është përgatitur plani i shkurtimeve. Gjermani po heq ujin e ngrohtë nga shkollat. Kur Gjermania ka hyrë në krizë parafytyro vendet e tjera. Flasim edhe për shkurtime tërësore dhe të shkurtimit me energji. Ne kemi planin por është plan emergjence. Duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhet të jenë ndezur dritat tani? Se pronarit këtu nuk i ka ardhur fatura e merituar me çmimin e tregut dhe prandaj abuzon. Se po ti vinte me çmimin real dhe librat do t'i lexonte me neonin e rrugës", tha Rama....!!