
Terminali Lindor i autobusëve qytetas dhe ndërqytetas në kryeqytet pritet të jetë gati në fund të shtatorit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga terminali lindor, ndërsa shkruan se është konceptuar si një pikë lidhje ndërmjet transportit urban, ndërqytetas dhe atij ndërkombëtar.
"Gati drejt funit Terminalin Lindor i autobusëve në kryeqytet, konceptuar si një pikë lidhje ndërmjet transportit urban, ndërqytetas dhe atij ndërkombëtar, për të sjellë një shërbim më të mirë për qytetarët, që do të jetë gati në shtator", shkruan Rama.
Terminali, është i projektuar në 14 mijë metra katrorë në afërsi të Unazës së Madhe dhe autostradës Tiranë-Elbasan. Në të do të stacionohen të gjitha hyrje-daljet e autobusëve ndërurbanë dhe ndërkombetarë, që vijnë nga krahu i rrugës së Elbasanit....!!!