Kryenegociatori i Shqipërisë me BE, Zef Mazi ka folur për marrjen e këtij posti të rëndësishëm, duke falenderuar kryeministrin Edi Rama.

Mazi tha se posti i tij është mbi politikën pasi është një detyrë kombëtare. 

"Kur mora këtë post, kur Rama më propozoi këtë post, ndjeva një krenari personale. Që nga një post që kisha rikthehem aty ku e kam filluar karrierën para 43 vitesh...

Është mirë që në këtë post të jesh me përgjegjësi. E mora postin dhe jam mirënjohës kryeministrit. As nuk kam qenë dhe as nuk jam anëtarë i një partie. Është pozicion i shkëputur nga politika dhe është shtetëror....

Është një proces mbipartiak” tha Mazi. Kujtojmë se më 19 korrik Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave drejt BE-së....!!!