Gazetari: Të dielën shporret nga Presidenca krye-mafiozi i 30 viteve, njeriu më i urryer i politikës shqiptare..!!!

 

Pas Sali Berishës në vitet 1996-’97, Ilir Meta është i dyti President që ka sulmuar krye-diplomatët e SHBA në Tiranë dhe DASH, duke folur më gjuhë rrugaçi e kode mafiozësh. Do mbahet mend në historinë e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, për deklaratën...

“Bomba dhe ushtri nuk ka vetëm Amerika, por dhe Rusia e madje më shumë”, thënë pas sulmit rus mbi Ukrainë; por dhe si i vetmi President që iu ndërprenë ftesat nga DASH, NATO, OKB, BE etj....!!!

Më 24 korrik, kryehajduti i Shqipërisë Ilir Meta, dorëzon çelësat e Presidencës, pushtetit të fundit që ka pasur në dorë këto 30 vite, duke përfunduar në prehrin e mikut të tij “non grata”, me ëndërrimin se do rikthehet përsëri në pushtet.

Presidencën nuk e uzurpoi me forcë si “i fortë” dhe as e bleu, por ia dhuroi Edi Rama, nga frika se i iknin 18 mandatet parlamentare të Ilir Metës e rrëzohej nga pushteti, siç i dha edhe drejtimin e parlamentit më 2013-ën, që Babloku të krijonte qeverinë e të bëhej kryeministër.

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese nuk e shkarkoi, Ilir Meta po ikën me turp si Kryetar Shteti, jo se nuk veproi si President, por sepse e përdhosi atë funksion të lartë deri në degradim moral.

Gjatë 5 viteve të Ilir Metës, Presidenca u tjetërsua në qendër biznesi dekoratash, në strehë punësimi për bu.rgaxhinj, hajdutë e spiunë të Rusisë, por dhe në çerdhe intrigash, në mburojë kri.minelësh e celulë militantësh partiakë.

Ashtu si Saliu në vitet 1996-’97, Ilir Meta është i dyti Kryetar Shteti në këto 30 vite, që ka sulmuar diplomatët e SHBA dhe Shtëpinë e Bardhë, me gjuhë rrugaçi e kode mafiozësh.....

Ilir Meta, do të mbahet mend në historinë e marrëdhënieve Shqipëri- SHBA, për këtë deklaratë: – “Bomba dhe ushtri nuk ka vetëm Amerika, por dhe Rusia e madje më shumë”, thënë pas sulmit rus mbi Ukrainë.

Në këto 30 vite demokraci, Ilir Meta po ikën nga Presidenca si i vetmi Kryetar Shteti, që iu ndërprenë ftesat zyrtare për pjesëmarrje në takime nga DASH, NATO, OKB, BE etj.

Jo se ka vënë unazë në stomak e është fishkur në fytyrë, apo ngaqë bëhet xurxull nëpër mejhane, por sepse prej diplomacisë e drejtësisë së SHBA-BE, Ilir Meta është skeduar si kubeja e mafies rajonale, që ka financuar e organizuar lëvizje për të penguar reformën në Drejtësi dhe integrimin e vendit.

Me këtë profil, po e shporrin nga Presidenca. Themi po e shporrin, sepse ai ka dashur të vazhdonte në këtë detyrë, madje ka pasur marrëveshje të fshehtë me Edi Ramën, për t’u rizgjedhur, por ndërkombëtarët i kanë thënë “JO” të prerë Ramës, prandaj aktroi sikur nuk e do....

Pas 3 ditësh, Presidenca “pastrohet” nga krye- hajduti dhe krye- trafikanti i 30 viteve; i cili bashkë me gruan e tij, kanë bërë masakër me pasuritë strategjike të naftës, kromit, bakrit, energjisë, ushtrisë, bujqësisë, por dhe mbi fondet publike deri te vjedhja e Thesarit të Shtetit.

Ilr Meta po ikën, duke lënë një profil kri.mesh e damkash turpi, që duhet kujtuar për të mos pasur më të tillë as nëpunës shteti, siç mbahet mend për 3 vitet kryeministër si zhvatës e trafikant.

Po kështu, për kohën si Ministër i Jashtëm në vitet 2009-2010, kur pajisi me mandat e imunitet shtetëror- diplomatik Almir Rrapon, kreun e një organizate kriminale në New York e Miçigan, cili u prangos brenda Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Për veprimtarinë e Ilir Metës në këto 30 vite, ka shumë dosje penale në zyrat e drejtësisë, të vërtetuara tashmë, por dhe afera korrupsioni e kri.me të denoncuara që po hetohen brenda e jashtë Shqipërisë, madje edhe në SHBA, prandaj DASH ia ka bërë gati vendimin “non grata”.

Më 24 korrik, Ilir Meta shporret nga zyra e Kreut të Shtetit, i shoqëruar dhe me akuzën: “Porositës e financues vr.asjesh me pagesë”, bërë nga një “extra- killer” që po bashkëpunon me SPAK e agjencitë speciale të SHBA- BE...!!!


Previous Post Next Post