Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish kryebashkiakun Dritan Leli për pastërtinë në qytetin e Vlorës.

Pas kritikave që i bëri dje, sot Rama tha se Leli merr lekët nga qeveria për pastrimin, por nuk nënshkruan kontratat. 

"Disa fjalë për bashkinë e Vlorës meqë kryetari i bashkisë është në një dimërim letargjik. Bashkia e Vlorës është problem, për pastërtinë sidomos kur kalon më brenda qytetit. Bashkia e Vlorës refuzon të nënshkruajë kontratat dhe pse merr paratë nga qeveria për këtë punë. Faktikisht merr përsipër një risk shumë të madh duke e bërë një gjë të tillë”, tha Rama....!!!