Kryeministri Rama mbajti fjalën e tij në konferencën e parë ndërqeveritare BE-Shqipëri duke theksuar se është një ditë historike, të cilën shumëkush, edhe në BE besonte se nuk do të vinte.

Teksa mori fjalën e gjithë salla e BE-së ishte në heshtje për të dëgjuar me vëmendje Edi Ramën i cili tha se Shqipëria ka bërë nje punë mjaft të mirë. Kryeministri përmendi Reformën në Drejtësi duke theksuar se tashmë kemi institucione të reja, të ngritura nga rrënojat e të vjetrave. 

"Nuk ka rrugë tjetër përveç BE-së. Është misioni ynë dhe fati ynë. Për shekuj na është dashur të jetojmë nën perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe. Europa është e para herë që ne të bënim një zgjedhje. E bëjmë këtë sepse besojmë në këtë haëpsirë paqeje dhe sigurie ku bëjnë pjesë fëmijët dhe nipërit tanë. Por edhe spese sponsorizon një tjetër mënyrë të menduari në rajonin tonë”, tha Rama....!!!