Në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian dhe 100-vjetorin e bashkëpunimit me SHBA-në, Partia Socialiste do të organizojë një miting festiv për këto dy arritje të mëdha.

Koncerti do të mbahet më 28 korrik në sheshin “Skënderbej” dhe do të performojnë këngëtarët më të njohur shqiptarë. Mësohet se një prej tyre do të jetë edhe Çiljeta Xhilaga. Këngëtarja dikur ishte pjesë e Partisë Demokratike dhe këndonte në çdo miting të Sali Berishës por tashmë gjërat kanë ndryshuar. 

Çiljeta Xhilaga u largua nga demokratët dhe së fundmi ajo është përfshirë në fushatë me socialistët duke mbështetur Edi Ramën për mandatin e tretë....!!