Kryeministri Edi Rama ka folur për projketin e Skavicës, ky hidrocentral është kyç për t’i dhënë Shqipërisë sovranitetin në energji. 

Kreu i qeverisë u shpreh se si pasojë e krijimit të liqenit, zona do të bëhet më tërheqëse dhe do të ketë më shumë potencial turistik. 

"Dibra ka vetëm të mira përpara. Skavica është garanci për sovranitetin energjetik të Shqipërisë. Ky do të jetë i katërti vit radhazi me thatësirë ekstreme dhe kemi nevojë të importojmë energji. Vizioni ynë për Shqipërinë 2030 dhe plani që kemi në veprim është që Shqipëria të bëhet një vend sovran në energji dhe të kthehet në eksportues neto të energjisë. Energjia nga një burim shqetësimi të vazhdueshëm dhe nga një gropë që thith çdo vit para, të kthehet në një sektor që sjell para nga eksporti. Skavica këtu është kyçi i suksesit", tha Rama....!!!