
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të dëshmuar mbi çështjen “Partizani”.
Kallëzimin mbi aferën e privatizimit të kompleksit “Partizani”, Balla e ka dorëzuar më herët ndërsa kjo është hera e parë që Balla jep deklarimin mbi këtë dosje. Balla njofton se sot ka depozituar ë SPAK edhe prova të reja për këtë rast, për të cilin thotë se ka besim që drejtësia do I shkojë deri në fund.
Gjithashtu Balla thekson se prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës....!!!