Pas Amerikës, Sali Berisha është shpallur “non grata” edhe nga Britania e Madhe.

Sali Berisha ka deklarua se akuzat e Britanisë së Madhe janë lobuar nga Rama- Basha, kurse DASH sipas Saliut ka bërë presion. Ndërkohë Ambasada e Britanisë së Madhe i është përgjigjur Berishës duke theksuar se vendimi nuk është ndikuar nga asnjë faktor tjetër. 

"Ne kemi ndërmarrë veprime ndëshkuese ndaj disa individëve shqiptarë të publikuar gjerësisht dhe që janë të dokumentuar që kanë lidhje në veprimtari kriminale dhe korrupsioni. Bëhet fjalë për individët dhe lidhjet e tyre me kriminalitetin dhe korrupsionin. Këto vendime merren në mënyrë të pavarur, për interesat kombëtare të Britanisë së Madhe. Por sigurisht, ne i diskutojmë me një gamë të tërë partnerësh tanë të ngushtë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës", thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike... !!!