
Arrestohet vëllai i ish deputetit Adriatik Alimadhi, pasi akuzohet se ka “shpërdoruar detyrën” me firmën e tij të përmbarimit. 54-vjeçari akuzohet se ka firmosur shkresa dhe ka bllokuar llogarinë bankare të një subjekti privat.
Po si ndodhi ngjarja? Një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Sipas ligjit në momentin që ndërron jetë personi që ka marrë kredinë e mbulon siguracioni i jetës, por përmbaruesi Fatos Alimadhi, i bllokoi llogaritë familjarëve të të ndjerit pa i lajmëruar.
Fatos Alimadhi është arrestuar edhe në vitin 2018 pasi ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro në lidhje me shitjen e një apartamenti.....!!!!