
Për të kursyer energjinë elektrike, qeveria po mendon që të faturojë më shumë se një pjesë e familjeve shqiptare.
Ata që konsumojnë më shumë se 700 kilovat orë energji do t’i vijë një çmim i ri në faturën e dritave. ER-TV bën me dije se 55-65 mijë familjarë mund të marrin faturën e energjisë me çmimet e rritura. Një faturë dritash deri në 700 kilovat me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat orë, së bashku me TVSH kushton 80 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë me ndryshimet e reja, një familje që do të konsumojë 100 kilovat orë mbi fashën do paguajnë plus 32.400 lekë të vjetra më shumë. Pra në total për 800 kilovat të harxhuar duhet të paguash një faturë me vlerë 110 mijë lekë të vjetra....!!!